Rrjedhja e informacionit mbi çështjen e “Manchester City” mund t’i kushtojë shtrenjtë UEFA-s. Sipas mediave angleze, në fakt klubi i “Etihad” ka denoncuar organzimin më të lartë të futbollit europian.
Akuzat janë mbi shpërndarjen e lajmeve për rekomandimin e kthyer nga dhoma e hetimit te ajo e gjykimit, për përjashtimin e “Qytetarëve” nga kupat europiane me motivacionin e dhunimit të “Fair Play Financiar.
Artikujt e publikuar në “New York Times” në majin e vitit 2019, mësohet të jenë produkt i një rrjedhje informacioni me burim nga UEFA. Të paktën sipas akuzave të Manchester City, që vijon të mohojë çdo sjellje të parregullt dhe kërkon zhdëmtimin për rrjedhjen e informacionit.