Ashtu si edicionin e kaluar, edhe pse në fund nuk e fitoi “Këpucën e Artë”, Robert Lewandowski është ai që po i prin garës dhe kësaj radhës beson se do t’i shkojë deri në fund.
Sulmuesi i Bayern Munich po shijon një tjetër sezon magjik dhe duket se kësaj radhe do ta bëjë për vete edhe këtë trofe, si shumë të tjerë që fitoi në vitin 2020 pasi fitoi pothuajse gjithçka edhe në nivel klubesh.
Ai është favoriti kryesor për ta fituar këtë edicion “Këpucën e Artë”.
Ai prin me 24 gola në Bundesliga, ndiqet nga Andre Silva i Eintracht Frankfurt me 17 gola, Cristiano Ronaldo i treti me 16 gola, Muhamed Salah i katërti po ashtu 16 gola, vendet pesë dhe gjashtë shkojnë për Kylian Mbappe dhe Luis Suarez, të dy me nga 16 gola.
#7 Erling Haaland | Borussia Dortmund | 14 goals (28)
#8 Wout Weghorst | Wolfsburg | 14 goals (28)
#9 Romelu Lukaku | Inter | 14 goals (28)
#10 Zlatan Ibrahimovic | AC MIlan | 14 goals (28)
#11 Ciro Immobile | Lazio | 14 goals (28)
#12 Lionel Messi | Barcelona | 13 goals (26)