Drita ka shënuar fitore të rëndësishe në përballjen e sotme ndaj Flamurtarit të Prishtinës.
Një gol i Astrit Fazliut në pjesën e parë, vendosi fatin e takimit.
Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi tha se luajtën përballë një ekipi mjaft të fortë siç është Drita.
“Çfarë t’iu them, lufutam ndaj një ekipi të fortë që doli i pari sot, por deri nesër”, tha fillimisht Keçi.
“E kam prit një Dritë më të fortë, ndeshja nuk pati tempo, pa tifozë nuk kishin motiv lojtarët dhe ky takim u la shije e një dueli miqësore”.
“Në pjesën e dytë u munduam të gjejmë golin e barazimit, por nuk ja dolëm. Ishte fitore e merituar e Dritës”, përfundoj Keçi.
Flamurtari, me këtë humbje vazhdon të jetë në pozitën e 8-të.
Kurse, Drita, me fitore tashmë gjendet në pozitën e parë, me dy pikë para Ballkanit, së paku deri nësër.