Roy Keane e ka quajtur mashtrues Joao Felixin, pasi sulmuesi i ri e humbi një mundësi në fund të ndeshjes që Portugalia e tij e humbi ndaj Belgjikës dhe u eliminua nga Kampionati Evropian si pasojë.
Goli i Thorgan Hazardit në fund të pjesës së parë i mjaftoi Belgjikës për të kaluar në çerekfinale, megjithëse se Portugalia krijoi disa raste të mira shënimi në fund të takimit në Sevillë.
Njërin prej atyre rasteve e shpërdoroi Felix, i cili goditi lart mbi portë pasi Cristiano Ronaldo ia pasoi topin në zonë.
Pas ndeshjes, legjenda e Manchester Unitedit Keane e kritikoi ashpër sulmuesin 21-vjeçar të Atletico Madridit.
Duke folur për rastet e humbura nga Portugalia, Keane tha në ITV: “Nuk ka arsyetim për të mos goditur në kornizën e portës. Thjesht testoje portierin”.
“Kur Felix u fut në lojë, ai është mashtrues. Ai futet në lojë dhe vendi ka nevojë për të, cka i duhet atij është ta qëllojë cakun. Sa kushton ai, 100 milionë funte?”, shtoi ai.
Keane theksoi: “Sikur të isha në vend të Ronaldos, sigurisht se do ta ndiqja nëpër zhveshtore atë”.
Felix iu bashkua Atleticos nga Benfica për 113 milionë funte, duke u bërë lojtari i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe adoleshenti më i shtrenjtë.