PSG nuk e nisi mirë kampionatin francez, pasi pësoi humbje nga Lens me rezultatin 1:0.
Kampionët nuk kishin në dispozicion 70% të formacionit, pasi 7 lojtarë ishin të prekur nga COVID-19.
Megjithatë, takimi kundër Marseilles do të tregojë një ekip tjetër, pasi PSG do të ketë në dispozicion 4 titullarë.
Numri një i stolit ka konfirmuar se Neymar, Di Maria, Paredes dhe Navas do të jenë të gatshëm për sfidën e së dielës. “Neymar, Leandro Paredes, Keylor Navas dhe Angel Di Maria janë kthyer me grupin.
Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse kanë vetëm 48 orë me ekipin”, ka thënë Tuchel.