Sot janë bërë saktësisht katër vite nga dita kur Zvicra mposhti 2:1 Serbinë në Kupën e Botës, Rusia 2018.
Një gol i hershëm nga Mitrovic u dha shpresa serbëve, megjithatë, fundi ishte i tmerrshëm për ta.
Në minutën e 52-të, Xhaka barazoi shifrat me një gol fantastik nga distanca.
Krejt në sekondat e fundit, Shaqiri shënoi për t’i dhënë fitoren Serbisë.
Përveç golave, të dy lojtarët me prejardhje nga Kosova festuan duke e bërë shqiponjën para tifozëve serbë.