Katër skuadra, ndër të cilat edhe Milan, në garë për Dajakun

Të rinjtë janë në fokusin e Milanit. Rritja e tyre dhe e ekipit paralelisht është sfida më e madhe në klubin italian, që momentalisht kryeson kampionatin dhe ka nxjerrë në pah edhe cilësitë e disa lojtarëve.

Një emër tjetër që po lakohet së fundmi për Milanin është Leon Dajaku, sulmuesi anësor i cili te Bayern Munich nuk ka vend. 19-vjeçari shqiptar kërkohet nga disa klube, sikurse shkruan “Goal” në versionin italian.

Union Berlin, Koln dhe Nice janë tre klubet e tjera që e pëlqejnë dardanin dhe menaxherët e Dajakut kanë nisur bisedimet për të gjetur një skuadër të përshtatshme për sulmuesin. Synohet që të arrihet një marrëveshje për huazimin me të drejtë blerjeje të të riut.

Dajaku ka luajtur vetëm dy ndeshje në Bundesliga me fanellën e Bayern, sezonin e shkuar. Ai ka spikatur me ekipin e dytë, duke shënuar edhe tre gola në kampionatin aktual. Bayern e ka marrë atë nga Sttutgart për 1.5 milion euro në korrik të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *