Pas 8 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të garave në grupe, janë mësuar edhe dy ekipe tjera që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.
Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Ajaxin që tani matematikisht janë kualifikuar.
Liverpooli pas katër xhirove të para prin në grupin “B” me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e vendin e dytë, duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.
Ajaxi poashtu ka pikët e plota në grupin “C” me 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje.
Ditë më parë, biletën e raundit të dytë e siguruan: Juventusi dhe Bayern Munchen.