Euro 2024 do të vazhdojë spektaklin e tij edhe gjatë ditës së sotme.
Katër përballje interesante vijnë sot në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Franca do të ndeshet me Poloninë me fillim nga ora 18:00. Franca veçse është e kualifikuar, por do të synojë fitore që të mbyll grupin në pozitën e parë.
Kurse, Polonia është përshëndetur nga Euro 2024, pas dy humbjeve radhazi, nga Holanda dhe Austria.
Dueli tjetër i këtij grupi luhet mes Holandës dhe Austrisë. Holanda ka katër pikë pas dy ndeshjeve, kurse Austria një dhe do të synojë një fitore për ta siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.
Kurse, prej orës 21:00 luhen dy ndeshjet e fundit në grupin C.
Anglia përballet me Slloveninë, me “Tre Luanët” që e kanë siguruar kualifikimin, por do të kërkojnë ta mbyllin grupin në vendin e parë. Sllovenët në anën tjetër synojnë të paktën një barazim për të shpresuar kualifikimin.
Dueli tjetër është ai mes Danimarkës dhe Serbisë. Danezëve iu nevojitet edhe një barazim për të avancuar tutje.