Katër lojtarët që mbetën jashtë listës përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përditësuar sot (e shtunë) në mëngjes listën e futbollistëve të ftuar duke dorëzuar 23 emrat që do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë.

Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda është i kompletuar për këtë ndeshje, përveç portierit Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve, dhe kështu imperativ i vetëm është rezultati pozitiv.

Megjithatë, Foda është detyruar t’i largojë edhe katër lojtarë tjerë nga lista preliminare pasi për ditën e ndeshjes nevojiten vetëm 23 futbollistë.

Kështu, në listën e dorëzuar te UEFA, vërehet se Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja janë lënë jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *