“Katastrofë” për Man Unitedin, barazon me skuadrën e fundit në tabelë

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Burnleyn, në kuadër të javës së 24-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” u ndalën me barazim 1:1 nga Burnely që ndodhet në pozitën e fundit në tabelë.

Mysafirët e nisën mirë takimin kur kaluan në epërsi në minutën e 18-të të takimit me autor francezin, Paul Pogba.

Me avantazhin minimal të Manchester Unitedit u mbyllën 45 minutat e para të lojës.

E pjesën e dytë e nisën më mirë vendasit që barazuan shifrat vetëm pas tre minutave.

Ishte Rodriguez që doli përballë me portierin De Gea dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë për epilogun final të takimit.

Me këtë barazim, Manchester Unitedi bie në pozitën e pestë me 39 pikë, kurse Burnley mbetet i fundit me 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *