Me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Legia Warsawa dhe Napolit, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Legia dhe Napoli gjenden në Grupin C të këtyre kualifikimeve së bashku me dy skuadrat e tjera si ajo e Leicester Cityt dhe e Spartak Moscow.
Në xhiron e fundit, respektivisht në xhiron e tretë, Napoli zhvilloi ndeshje në shtëpi kundër Legias, ku e mposhti me rezultat bindës 3:0.
Momentalisht, pas tre ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Legias zë vendin e parë në këtë grup me gjashtë pikë, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Napoli që zë vendin e dytë në tabelë.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, ku do të kemi një përballje kosovare, pasi që për Legian starton sulmuesi Lirim Kastrati, ndërsa te Napoli ndeshjen nga minuta e parë e fillon mbrojtësi Amir Rrahmani.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Legia (3-4-3): Miszta; Johansson, Wieteska, Jedrzejczyk; Ribeiro, Josue, Slisz, Mladenovic; Kastrati, Emreli, Luquinhas
Napoli (4-4-2): Meret; Jesus, Koulibaly, Rrahmani, Di Lorenzo; Zielinski, Elmas, Demme, Anguissa; Petagna, Lozano
Grupi C
18:45 Legia – Napoli (Stadiumi Wojska Polskiego).