Stinori pranveror në elitën e futbolli kosovar ashtu siç është paralajmëruar nis i zjarrtë dhe i luftuar shumë në fushë.
Pavarësisht motit të ligë dhe fushave shumë të vështira, futbollistët dhanë maksimumin për të arritur të objektivat.
Ndeshjet ishin të vështira për t’u gjykuar edhe nga arbitrat pasi fushat e rrëshqitshme e bënin punën shumë të vështirë për lojtarë.
Mirëpo, çuditërisht kartoni i parë i kuq në start të Superligës u tregua për një trajner.
Ka qenë trajneri i Drenicës, Bledar Devolli i cili u përjashtua nga ndeshja Prishtina – Drenica, pas dy kartonëve të verdhë të dhënë nga gjyqtari Tefik Maloku.
Devolli ishte i papërmbajtshëm në bankinë, madje të njëjtën gjë e bëri edhe kur ishte jashtë fushe, në shkallët e stadiumit, por pavarësisht temperamentit të tij, skuadra e Drenicës doli e mposhtur nga stadiumi “Fadil Vokrri” .