Lajmet dolën këtë të premte se problemet e zemrës që prekën Sergio Agueron (Barcelona) ishin më serioze se sa fillimisht dhe se karriera e tij ishte në rrezik.
Golashënuesi argjentinas ka përdorur rrjetet sociale për të sqaruar situatën.
“Në dritën e thashethemeve, mund të them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit. Unë kam bërë analiza dhe trajtime. Le të shohim evolucionin tim në 90 ditë. Gjithmonë pozitiv”, ka shkruar argjentinasi.
Ante los rumores les cuento que estoy siguiendo las indicaciones de los médicos del club, haciendo pruebas y tratamiento y ver mi evolución en el plazo de los 90 días. Siempre en positivo ??
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) November 12, 2021
Aguero, 33 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga ndeshja kundër Alavés më 30 tetor, pasi nuk ndihej rehat në gjoks. Ai iu nënshtrua ekzaminimeve kardiake dhe klubi përcaktoi një pauzë tre mujore.