Kaq tifozë do të jenë të pranishëm në ndeshjen Itali-Spanjë

Sot në gjysmëfinalen e parë midis Italisë dhe Spanjës do të luhet para 54 mijë spektatorëve.

Autoritetet britanike kanë vendosur të rrisin kapacitetin e stadiumit Wembley në 75%.

Në stadium pritet të jenë 11 mijë mbështetës italianë, ndërsa tifozët spanjollë duhet të jenë rreth 9 mijë.

Prania më e madhe e qytetarëve italianë në Londër, në fakt, sugjeron një numër më të madh të tifozëve të Azzurrëve, të gatshëm për të mbështetur Immobile dhe shokët e tij të skuadrës.

Hyrja në stadium lejohet vetëm me një test negativ në 48 orët e fundit, ose duke treguar që jeni vaksinuar për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *