Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani po kalon momentet me të mira në karrierë si me fanellën e “dardanët” poashtu edhe me skuadrën e Napoli.
28-vjeçari ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane, përfshi Manchester Unitedin. Unitedi është i interesuar për një qendërmbrojtës stabil pasi po ka probleme në atë repart.
Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës me karakteristikat e tij do të ishte ideal për ekipin nga “Old Trafford”.
Edhe pse vetë Rrahmani ditë më parë tha se është i lumtur në Napoli, ku e sheh veten më gjatë, futbollit nuk i dihet kurrë.