N’Golo Kante do të jetë i gatshëm të kthehet për ndeshjen e Chelseat në Premierligë që do zhvillohet në kuadër të xhiros së 21-të me skuadrën e Burnley ditën e diele.
Mesfushori francez ka lënë anash lëndimin e tij të fundit dhe mund të paraqitet për herë të parë nën menaxherin e ri të Chelseat, Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman mund të bëjë rrotacion në skuadrën e tij nga barazimi me Wolves pa gola, por ka të ngjarë të përsërisë formacionin 3-4-2-1.
Sean Dyche duhet të presë për lajme të mira nga Ashley Barnes, Charlie Taylor dhe Josh Brownhill përpara udhëtimit në jug të Anglisë.
Barnes dhe Taylor të dy u paraqitën në fitoren e së mërkurës kundër Aston Villas, ndërsa Brownhill u largua në pjesën e parë pasi mori një goditje të lehtë.
Ndërsa për Kanten, Tuchel tregoi një detaj interesant, ku tha se e kishte kërkuar me ngulm për vite tek PSG.