Kampioni i Malit të Zi në futboll, Deçiq nga Tuzi, ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor pas fitimit të titullit kampion në shtetin fqinj.
Gjegjësisht, Deçiq ka vendosur të ndryshojë stemën e klubit, por edhe ngjyrat dhe se në të ardhmen gjithçka do të duket krejtësisht ndryshe.
Në vend të ngjyrës kaltër dhe bardhë, që dikur ishin ngjyrat e Deçiqit, tani ato janë të kuqe, të zezë dhe të verdhë/ari dhe stema nuk e ka më yllin e kuq që ishte aty gjatë gjithë historisë së klubit, i cili u themelua në vitin 1926.
Ylli i kuq ishte simbol i komunizmit dhe socializmit në përgjithësi dhe nuk është më në stemën e klubit nga Tuzi, i cili tash e disa vite drejtohet nga shqiptarët, duke arritur edhe suksese historike.
Ndër ndryshimet në stemën vlen të theksohet se Deçiq e ka shtuar edhe emrin në gjuhën shqipe. Sezonin e shkuar, klubi ku drejtor sportiv është ish futbollisti i famshëm shqiptar, Fatos Beqiraj, luante shpesh me fanella kuqezi.
Natyrisht, arsyeja është se qyteti i Tuzit është i banuar nga popullsia shumicë shqiptare, ndërsa kryetar i klubit është Pal Dreshaj.
Vitin e kaluar, Deçiç përfundoi përpara Buduçnostit në renditjen e kampionatit malazez dhe ia rrëmbeu titullin kampion, duke fituar kështu të drejtën të luajë në Ligën e Kampionëve.
Në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, Deçi1 do të luajë kundër The New Saints (TNS) nga Uellsi. /Telegrafi/