Skuadra e Ballkanit sot do t’i rifillojë stërvitjet pas një pushimi të merituar pasi u shpall kampion i Superligës së Kosovës.
Lojtarët dhe stafi i Ballkanit kishin një pushim pas përfundimit të sezonit garues në Superligë, teksa sot nga ora 16:30 do të fillojnë stërvitjet.
Ekipi i Ilir Dajës si kampion i Kosovës në futboll do të garojë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe nga sot ata do nisin përgatitjet për duelet ndërkombëtare.
Ballkani do ta mësojë kundërshtarin e parë evropian me 13 qershor, kur edhe do të hidhet shorti nga UEFA.