Napoli ndal Interin në kampionat, një “ish” ndëshkon zikaltrit
Eliminimi nga Champions League ka lënë pasoja te Interi, të paktën në aspektin fizik, teksa pas 120 minutave të hidhura në Madrid, zikaltrit nuk shkuan përtej barazimit 1-1 me Napolin në “San Siro”.
Tifozeria zikaltër i dhuroi një mirëseardhje perfekte skuadrës, si për t’i treguar se janë gjithmonë aty për t’i mbështetur pavarësisht eliminimit dhe Inzaghi në fushë i besoi formacionit të Madridit, me ndryshimet e vetme, që Acerbi e Darmian luanin nga fillimi në vendi ne De Vrij dhe Dumfries.
Pas minutash ët tëra të balancuara, ishte Darmian ai që shënoi golin e avantazhit për Interin, duke e çuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa në minutën e 82-të Napoli shënoi golin ebarazimit me anë të një ish-i si braziliani Juan Jesus, që u gjend në vendin e duhur pas zhvillimeve të një këndoreje për të dërguar topin në rrjetë.
Barazim 1-1, i pari i Interit për vitin 2024, që gjithsesi lë zikaltrit në krye të renditjes me 76 pikë, 14 më shumë se Milani ndjekës, teksa për të thyer rekordin e pikëve, skuadrës së Inzaghit do t’i duhet perfeksioni deri në fund të sezonit.
Nga ana tjetër Napoli humb sërish terren në garën për një vend në zonën Champions, pasi Roma e Bologna vijojnë të fitojnë dhe të shkëputen gjithnjë e më shumë.
Pas minutash ët tëra të balancuara, ishte Darmian ai që shënoi golin e avantazhit për Interin, duke e çuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa në minutën e 82-të Napoli shënoi golin ebarazimit me anë të një ish-i si braziliani Juan Jesus, që u gjend në vendin e duhur pas zhvillimeve të një këndoreje për të dërguar topin në rrjetë. /SS/