Një tjetër sukses i madh në karrierë po vjen për gjyqtarin më të mirë në Kosovës Genc Nuza.
Burime të Demokracia.com mësojnë se Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën miqësore Shqipëri – Italia që luhet me 16 nëntor në “Air Albania” në Tiranë.
Kampionët në fuqi të Evropës zbresin në Tiranë me yjet e futbollit, dhe sigurisht që ndarja e drejtësisë në këtë takim do të jetë një privilegj dhe sukses historik për Nuzën, pasi asnjë gjyqtar kosovar më parë nuk i ka referuar kampionëve të Evropës në fuqi.
Nuza do të ndihmohen nga dy asistentët kosovarë, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj të cilët njihen si një treshe shumë e suksesshme në gjitha ndeshjet ndërkombëtare që kanë referuar deri tash.