Ballkani e ka nisur furishëm kampionatin e sotëm duke shënuar fitore të thellë ndaj Besës me rezultat 4:1.
Megjithatë, një episod aspak i mirë është parë në pjesën e dytë kur gjyqtarët e anulojnë një gol të rregullt skuadrës nga Suhareka, gjë e cila ka bërë që “portokallinjtë” të reagojnë ashpër në adresë të gjyqtarëve.
Përmes faqes zyrtare, klubi i Ballkanit ka reaguar ashpër, teksa ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Referi i njëjtë që e anuloj golin e rregullt me Prishtinën vazhdon me avazin e vjetër,
Federatë ju lutemi të mos jemi viktima të tilla sepse pasojat mund të jenë shumë të rënda”, thuhet në publikimin zyrtar të klubit nga Suhareka.