Kampion Evrope për një arsye: Chelsea shkelë Juventusin në Londër

Chelsea i ka dhënë leksione futbolli Juventusit në Londër, derisa triumfoi 3-0 kundër ‘Zonjës së Vjetër’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Champions League.

‘Të Kaltërit’ dominuan totalisht ndeshjen, derisa golin e parë e realizoi në minutën e 25-të.

Ai që realizoi, siç po ndodhë shpesh këtë sezon te londinezët, ishte një mbrojtës në formën e Trevoh Chalobah.

Një tjetër mbrojtës realizoi për 2-0, kësaj radhe Reece James me një goditje të fuqishme nga brendësia e zonës në minutën e 55.

Goditjen tjetër juventinëve ia dha Callum Hudson-Odoi, duke shënuar vetëm tre minuta më vonë pas një superaksionë të nikoqirëve.

Për 4-0 realizoi Timo Werner në kohën shtesë pas një asistimi nga Hakim Ziyech nga krahu i majtë.

Pas kësaj fitoreje, Juve dhe Chelsea kanë pikë të barabarta – nga nëntë – por anglezët zënë vendin e parë falë goldallimit dukshëm më të mirë, 10/1 për Chelsean, ndërsa 9/6 për Juven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *