Hakimi ka vetëm fjalë të mira për Ronaldon.
Në një intervistë dhënë së fundmi, Achraf Hakimi, mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, i huazuar te Borussia Dortmundi, ka folur për shumë tema.
Duke treguar për ditën e parë kur është thirrur për t’u stërvitur me ekipin e parë të Real Madridit, para se të luajë për një sezon, ai foli me elozhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ndau zhveshtoren për një sezon.
“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Hakimi.
“Ishte një eksperiencë fantastike që kam luajtur me një ndër më të mirët në botë. E kam shijuar dhe kam tentuar gjithmonë të asistojë për të”.
“Ai ka folur shumë me mua dhe më ka dhënë shumë këshilla. Me dëshirë e dëgjoja dhe gjithmonë kam tentuar të mësoj sa më shumë që është e mundur nga ai”.
Hakimi është në muajt e fundit të huazimit te Dortmundi.
Pas largimit të Odriozolës, raportohet se Zinedine Zidane e dëshiron prapë në skuadër.