Georginio Wijnaldum ishte një hap larg nga Barcelona në verë, por nuk duket se ka ndërmend të largohet nga Liverpool.
Lojtari holandez, i cili ka kontratën e tij që skadon në qershor, foli për nevojën për të sqaruar të ardhmen e tij në fund të ndeshjes së djeshme kundër Wolverhampton.
Wijnaldum shënoi një supergol dhe ishte efikas për të kuqtë, aq sa është bërë tepër i rëndësishëm për skemat e Jurgen Klopp.
“Klubi duhet të flasë për kontratën time. Ka pasur një mirëkuptim të madh nga klubi. Në momentin e parë kur arrita këtu, tifozët më mbështesin shumë por, siç thashë, nuk më takon mua të flas për kontratën time tani”.