Kajtazi godet Hodajn: Avokati është larg futbollit, është njëri i instrumentalizuar

Federata e Futbollit të Kosovës, po përgatitet për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 5 shkurt të këtij viti.

Kandidati i vetëm zyrtar deri më tash është Agim Ademi i cili njëherësh ka marrë mbështetjen e plotë të klubeve dhe delegatëve të Kuvendit.

Megjithatë, së fundmi kanë dal zëra se kandidaturë ka shprehur ish avokati i FFK-së, Taulant Hodaj.

Ai së fundmi ka nisur një fushatë kundër FFK-së dhe në bashkëpunim më MKRS-në sulmojnë statutin e FFK-së të cilin ai vet dikur e quante si më të mirin në Evropë.

Hodaj me kandidaturën e tij e ka pranuar hapur se qëllimi i vetëm është pozita e kryetarit dhe nuk ka të bëjë aspak me statutitin apo rregullshmërinë brenda institucionit.

Ish-gazetari i mirënjohur Besim Kajtazi nuk është pajtuar me kandidaturën e tij, madje në një koment e ka quajtur njëri të instrumentalizuar.

“Avokati është larg futbollit, ai është njeri i instrumentalizuar”, ka shkruajtur Kajtazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *