Juventusi më afër finales së Kupës, e fiton ndeshjen e parë ndaj Fiorentinas

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Fiorentinas në Kupën e Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri shënoi fitore minimale 0:1, në ndeshjen që sonte u zhvillua në “Artemio Franchi”.

“Zonja e Vjetër” fitoren e siguroi në çastet e fundit të ndeshjes, kur Lorenzo Venuti shënoi autogol (90+1).

Ndeshja e kthimit në “Allianz Stadium” do të zhvillohet më 20 prill, kur edhe do të përcaktohet përfundimisht skuadra finaliste.

Kujtojmë se Milan – Inter është çifti tjetër gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave është mbyllur baras dhe pa gola.

Finalja e madhe është caktuar që të zhvillohet më 11 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *