Është mbyllur takimi i javës së 15-të në Serinë A italiane, ndërmjet Juventusit dhe Udineses.
“Zonja e Vjetër” ka triumfuar me shifrat 4:1 në një ndeshje ku shkëlqeu ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Golin e parë për “Biankonerët” e shënoi pikërisht Ronaldo në minutën e 31-të, derisa për 2:0 u përkujdes mesfushori italian, Chiesa.
Për rezultatin 3:0 ishte përsëri Cristiano Ronaldo që u shfaq për të shënoi në 20 minutat e fundit të përballjes.
Mysafirët e gjetën goli i “nderit” në minutat shtesë të ballafaqimit, ndërkaq Dybala krejt në fund arriti të shënojë edhe një herë për Juven.
“Bardhezinjtë” ndodhen në pozitën e pestë tabelore me 27 pikë dhe janë dhjetë pikë larg Milanit që është lider.