Juventusi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Serie A pas gati një viti

Ka përfunduar kryendeshja e xhiros së 16-të në Serie-A e zhvilluar në “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Juventusit.

“Zonja e Vjetër” ka arritur që ta ndal hovin e “Rossonerëve” duke i mposhtur ata me rezultat 1-3.

Federico Chiesa kaloi mysafirët në epërsi pas 18 minutave lojë. Shifrat i barazoi Davide Calabria katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Juventusi u tregua skuadër shumë më e rrezikshme dhe e siguroi fitoren e madhe duke realizuar edhe dy gola përmes Chiesas dhe McKeniet.

Kjo fitore e Juventusit e bënë kampionatin italian shumë më interesant.

Milani kryeson tabelën me 37 pikë e ndjekur nga Interi me 36, kurse Juventusi renditet në vendin e katërt me 30 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *