Një shkëmbim i bujshëm mund të ndodh gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Juventusi ka bërë ofertë për mesfushorin Granit Xhaka. Në fakt, mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Juventusi i ka bërë Arsenalit një ofertë shkëmbimi, që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për Xhakën, Juventusi i ka ofruar Arsenalit kartonin e mesfushorit amerikan Ëeston McKennie. McKennie nuk e ka bindur trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili po e sheh Xhakën si përforcim ideal për repartin e mesfushës.