Juventusi fiton titullin e nëntë me radhën në Serie A, pas triumfit ndaj Sampdorias

Juventusi e ka fituar titullin e nëntë me radhë dhe të 36-in në histori, pas fitores 2-0 në Sampdorias në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Zonja e Vjetër arriti të shpallej sërish kampion i ligës italiane, dy xhiro pa përfunduar edicioni 2019/20.

Torinezët e filluan mjaftë mirë takimin, duke e rrezikuar portën e mysafirëve disa herë, por konkretizimi u mungoi.

Derisa po bëheshin gati që të shkonin në pushimin e pjesës së parë, Cristiano Ronaldo pranoi një asistim nga Miralem Pjanic, për të shënuar golin e parë të takimit në minutën e 45+7.

45 minutëshi i dytë filloi edhe më mirë për Juventusin, pasi Federico Bernardeschi shënoi për 2-0 në minutën e 67-të.

Sampdoria më pas mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkaku që Mrten Thorsby (77’) pranoi edhe kartonin e dytë në ndeshje.

Skuadra që drejtohet nga Maruzio Sarri kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e tretë, mirëpo Ronaldo dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Por, në fund Juventusi arriti të mbyllet ndeshjen me fitore, për t’u shpallur Kampion të Serie A-s me 83 pikë, shtatë pikë më shumë se vendi i dytë Interi.

Në xhiron e 37-të dhe atë 38-të, Zonja e Vjetër takohet me Cagliarin, respektivisht me Romën./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *