Juventusi ka arritur një fitore sa të rëndësishme aq edhe të vështirë ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Fiorentinas.
90 minuta nuk dhuruan gol, por ai erdhi në minutën e parë shtesë. Cuadrado realizoi golin nga këndi i vdekur duke i siguruar Juventusit një fitore të madhe, shkruan Express.
Kështu, Juventusi tani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e tetë, aq sa ka edhe Fiorentina një pozitë më lart.