Kampioni në fuqi i Serie-A, Juventusi, ka treguar fuqinë e saj duke e mposhtur Torinon ne derbin e qytetit me përmbysje te rezultatit nga 0-1 në 2-1.
Mysafirët kaluan në avantazh pas vetëm nëntë minutave lojë me golin e Nkoulou dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë Juventusi u tregua skuadër më kërkuese.
Golin e barazimit e realizoi McKennie në minutën e 77’ të ndeshjes, kurse tre pikë të reja Juventusit ia siguroi Leonardo Bnucci një minutë para mbylljes së takimit.
Pas dhjetë ndeshjeve, Juventusi ka grumbulluar 20 pikë, kurse Torino vetëm gjashtë.