Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë për edicionin 2020/2021.
“Zonja e Vjetër” ka arritur të mposht në finale Atalantën me rezultat të ngushtë 1-2.
Kulusevski hapi serinë e golave pas 31 minutave lojë në “Mapei Stadium”.
Por “zikaltrit” gjetën rrugën e golit të barazimit vetëm dhjetë minuta më vonë me një gol të bukur nga Malinovsky.
“Biankonerëve” golin e dytë ua solli Chiesa që realizoi 17 minuta para fundit të përballjes.
Ky është trofeu i parë i Andrea Pirlos në vitin e tij të parë me Juventusin, teksa në një mënyrë e ka “shpëtuar” sezonin e “dështuar” pasi nuk arritën të mbrojnë titullin e kampionit.
Kjo është Kupa numër 14-të në histori të klubit “bardhezi”.
Ndërkohë kjo është finalja e dytë e humbur e Atalantës në dy vitet e fundit, pasi para dy vjetësh pësoi në finale nga Lazio.