Juventusit i ka takuar kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Chelseas e vlefshme për Grupin H.
“Zonja e Vjetër” triumfoi vetëm falë golit të Federico Chiesas në sekondat e para të pjesës së dytë.
Reprezentuesi italian mori një top fantastik nga Bernardeschi dhe me një goditje të saktë e mposhti portierin Mendy.
“Blutë” e Londrës kishin kontrollin e topit për gjatë gjithë ndeshjes, por ishte e pamjaftueshme të ndëshkonin “bardhezinjtë”.
Kësisoj, Juventusi kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Chelsea është në vendin e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Zeniti.