Juventusi ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2-1 nga Sassuolo në kuadër të javës së 10-të.
Ndeshja ishte e hapur që në start me të dy skuadrat që kërkonin golin.
I pari rrezikoi Juventusi me Leonardo Bonuccn i cili humbi një rast shumë të mirë në minutën e dytë.
Domenico Bernardi rrezikoi në minutën e 19-të, por Mattia Perin ishte në vend.
Dybala gjuan shumë bukur në minutën e 37-të, por goditja e tij ndalet në shtyllë.
Kur pritej goli i Juventusit ishte Sassuolo që shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë me Davide Fratessi që shënoi për 1-0.
Juventusi krijoi disa raste në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi në minutën e 76-të.
Harkimit të Paulo Dybala iu përgjigj me kokë Weston McKennie për 1-1.
Zonja e Vjetër u lëshua në sulm për të gjetur golin e fitores, por la hapësira prapa.
Kjo iu hakmor në minutën e 95-të, kur Maxime Lopez shënoi për 2-1.
Juventusi mbetet në vendin e 7-të me 15 pikë pas kësaj humbje.