Juventusi dhe Lazio po mendojnë të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të këmbyer lojtarë.
Juventusi po mendon të ofrojë brazilianin Arthur për të marrë spanjollin Luis Alberto të Lazios.
Arthur nuk ka minuta në dispozicion nga Allegri dhe nga tekniku italian nuk konsiderohet më pjesë e ekipit.
I ardhur me shumë bujë nga Barcelona, Arthur nuk ka shkëlqyer kurrë.
Për Luis Alberton është e njëjta gjë. Spanjolli ka shkëlqyer me Lazion vitet e para por tashmë me ardhjen e Sarrit nuk ka më vend për të si titullar.
Lazio duket e gatshme të pranojë shkëmbimin midis dy fantazistëve.