Alarmi dhe urgjenca e “Coronavirus” në Italinë veriore nuk tregon shenja të ndaljes. Dhe futbolli, si pasojë, si dhe shumë sektorë të tjerë, preket e ngadalësohet. Pas shtyrjeve të disa ndeshjeve të javës së kaluar, e 26-ta është edhe tani në rrezik, siç thuhet nga “La Gazzetta dello Sport”.
Për momentin, pesë ndeshjet e planifikuara në rajonet veriore, midis Friuli, Piemonte, Lombardia dhe Emilia Romagna, duhet të luhen pas dyerve të mbyllura. Ky kushtëzim është një domosdoshmëri, jo vetëm pse Fedriga, guvernatori i Friuli, me një shënim zyrtar, kërkoi shtyrjen e Udinese-Fiorentina.
Të premten në mbrëmje, Këshilli i Ministrave u kthye për të diskutuar, ndër të tjera, mbi fatin e Juventus-Inter, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brescia, Parma-SPAL dhe Milan-Genoa. Një nga arsyet kryesore për t’i shmangur dyert e mbyllura të stadiumeve do të ishte rezonanca ndërkombëtare, që një ndeshje si Juventus-Inter do t’i jepte botës nga Italia, në këtë moment të vështirë të saj. Përveç kësaj, janë edhe çështje ekonomike në mes. Mbrëmjen e djeshme, mbledhja e Këshillit të Ministrave u mbyll me shumë diskutime, por ende asnjë vendim zyrtar. Me Ligën e Serie A në pritje.
Hipoteza e shtyrjes nuk përfshin vetëm Juventus-Inter, por edhe të gjitha ndeshjet e tjera. Sidoqoftë, ky variant përplaset me një program shumë të ngjeshur të ndeshjeve në vijim, midis kampionateve dhe kupave, gjë që mund të çojë në shtyrje të gjata, duke pasur parasysh datat shumë të pakta në dispozicion. Vendimi përfundimtar duhet të arrijë të shtunën.