Një ndeshje shumë e vështirë e pret Juventusin sot ku ndeshet me Interin, skuadër kjo që tashmë edhe zyrtarisht njihet si kampin i Italisë në Serie A.
Juve që po e kërkon një pozitë në Champions League, duhet medoemos të fitojë sonte me shpresë që rivalet tjerë të gabojnë. Atalanta sot ka bërë një hap të madh pasi e mposhti në udhëtim Genoan, ndërsa mbetet të shihet nesër sesi do të luajnë Napoli e Milani ku ndeshen me Fiorentinan përkatësisht Cagliarin.
Ndeshja Juve – Milan nis nga ora 18:00 dhe tashmë gjithçka duket gati, derisa dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare që mund t‘i shihni më poshtë.
Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Eriksen, Brozovic, Darmian; Lautaro Martinez, Lukaku.