Juventus – Fiorentina, gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë

Juventusi – Fiorentina është gjysmëfinalja e dytë në Kupën e Italisë. Kjo pasi që Juventus mposhti në Allianz Arena sonte Sassuolon. Dybala (3) dhe Vlahovic (88) shënuan për Juventusin. Golin e vetëm për Sassuolon e shënoi Hamed Junior Traore

Juventusi do të luan kundër Fiorentinës në Kupën e Italisë, pasi arriti një fitore tepër të vështirë sonte kundër Sassuolos.

Juventusi e nisi furishëm këtë ndeshjes.

Një aksion në minutën e tretë të ndeshjes përfundoi në gol. Fillimisht ishte Dusan Vlahovic që goditi topin por goditja e tij u devijua për të shkuar të Paulo Dybala që do të shënonte gol të bukur.

Megjithatë, pas golit, Sassuolo fillon të këndellët.

Hamed Junior Traore do të bënte një solo aksion për të shënuar një gol të bukur në minutën e 24-të të ndeshjes.

Pas këtij goli nuk pati momente të tjera për t’u shënuar në këtë ndeshje dhe pjesa e parë përfundon me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë Juventus tregon shenja të mira në minutën e 56-të kur Weston McKennie futet në zonë pasi që merr një pasim të mirë, godet fuqishëm por shtylla ja mohon golin atij.

Rasti i radhës për Juventus do të vinte në minutën e 73-të ku De Ligt dështoi për të shënuar nga vetëm 5 metra larg portës.

Një minutë më vonë Bonucci goditi fuqishëm por golin atij ia mohoi shtylla.

Minuta e 82-të do të ishte përsëri kritike për Sassuolon kur Rabiot por goditja e tij u prit në mënyrë të mahnitshme nga Pegolo.

Goli do të vinte në minutën e 88-të të ndeshjes kur sulmuesi serb, Dusan Vlahovic bëri një driblim të mirë, goditi fuqishëm dhe topi u devijua nga Ruan për të përfunduar në rrjetë të Pegolos.

Kjo fitore e dërgon Juventusin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të luan kundër Fiorentinës. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *