Cristiano Ronaldo mund të ketë pasur një ndikim të madh në vendimin e Juventus-it për të shkarkuar Maurizio Sarri-n.
Sipas Le10Sport, ylli portugez duket se i ka dhënë një ultimatum klubit pas eliminimit nga Champions League: ose ai, ose trajneri.
Para shkarkimit të trajnerit toskan, Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë këtë ultimatum klubit: nëse nuk do të ishte larguar trajnerit, do të ishte larguar ai nga Torino.
Portugezi nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me Sarri-n dhe duket se i ka shprehur pakënaqësitë e tij në disa raste.