Juventus 1-1 Atalanta, notat e lojtarëve: Ronaldo dështon keq, Chiesa dhe Gollini më të mirët në ndeshje

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Atalantës.

Zonja e Vjetër ishte në epërsi nga pjesa e parë falë një goli fantastik nga Federico Cheisa.

Por mysafirët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë dhe barazuan me një gol tjetër të bukur nga Remo Freuler.

Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënoj nga penalltia pasi kaluan një orë lojë, me portierin Gollini që e priti për mrekulli gjuajtjen e tij.

Reprezentuesi portugez ka marrë notën më të ulët nga titullarët e Juventusit, derisa më i vlerësuari te vendasit ishte Federico Chiesa.

Tek skuadra mysafire notën më të lartë e mori portieri Gollini, teksa u vlerësuan lartë edhe Freuler e De Roon.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti pati paraqitje të mirë dhe mori notën 6,5. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *