Juventusi më në fund ka arritur fitoren e parë në Serie A, pas 5 ndeshjeve, tani numëron 4 pikë.
Juve e ka mundur me shumë vështirësi Spezian, 3-2, për të marrë tri pikë në xhiron e pestë të Serie A, fitorja e parë për sezonin 2021/22.
Juve e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 28’ me golin e Kean.
Por, vendasit reaguan menjëherë, Gyasi arriti të shënojë për 1-1 në min e 32’, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, në min e 49’, Janis Antiste ka shokuar zonjën e vjetër duke shënuar për 2-1.
Por, kjo vetëm sa e nxiti Juven që reagoi duke shënuar dy gola të shpejtë, për të marrë fitoren e parë në Serie A për këtë edicion.
Fillimisht Chiesa shënoi për 2-2 në min e 66’, dhe më pas De Ligt për 3-2 në atë të 72’.