Juve ka prerë biletën për në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke e mundur 4-1 Sampdorian.
Në pjesën e parë u shënua një gol.
Për 1-0 realizoi Cuadrado në minutën e 26-të në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 52’, Rugani ka realizuar për 2-0.
Por më pas, në minutën e 63’, Sampdoria ngushtoi epërsinë në 2-1, shënoi Conti.
Pak minuta më vonë, Juve shënoi golin për 3-1, realizoi Dybala pesë minuta pasi ishte futur në fushë.
Derisa për rezultatin përfundimtar shënoi Alvaro Morata në minutën e 77-të.