Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Juventusi ka barazuar 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Milanit, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë falë vlerës së golit mysafirë, pasi ndeshja e parë në ‘San Siro’, para pandemisë, ishte mbyllur 1-1.
Nw ‘Juventus Stadium’, Zonja e Vjetër kishte mundësinë të fitojë, pasi vendasit fituan një penallti, pas prekjes së topit me dorë të Contit në zonë.
Sido që të jetë, Cristiano Ronaldo, që njihet si një shënues i mirë nga pika e bardhë, kësaj radhe gaboi, duke e nisur kështu jo mirë kthimin pas pandemisë.
Milani luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak pasi Ante Rebic u ndëshkua me të kuq në minutën e 16’. Juve tani do të presë në finale fituesin e duelit Napoli – Inter, finale që do të zhvillohet në mesjavë.