Pas fitores së Liverpoolit në penallti ndaj Chelsea (11:10), në finalen e Kupës Carabao, ‘Reds’ shpërthyen në festë.
Ekipi i Kloppit ishin shumë të entuziazmuar pas fitores, por në sy ra më shumë Harvey Elliott duke festuar me mjete që nuk lejohen të përdoren në stadium.
Federata e futbollit të Anglisë u njoftua për incidentin e tij dhe kanë komunikuar nevojën e tyre për të dëgjuar nga Elliott detajet për festën e tij.
Për këtë ka folur edhe Jurgen Klopp, i cili i jep përkrahje lojtarit të tij.
“Unë nuk kam folur ende me Harvey. Por ai është një djalë shumë i ri, por ky nuk është problem”, tha Klopp lidhur me mjetin që Elliott ka mbajtur gjatë festës, transmeton lajmi.net.
Elliott u fut në skuadër pas lëndimit të Thiago Alcantara-s në fund të stërvitjes dhe ai luajti të gjithë kohën shtesë dhe realizoi një penallti.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë për festën me mjete pyroteknike.