Jurgen Klopp vlerësoi shumë performancën e Darwin Nunez kundër RB Leipzig.
Trajneri gjerman e inkuadroi ish-sulmuesin e Benfica-s në fillim të pjesës së dytë dhe uruguaiani u kundërpërgjigj, duke shënuar një poker,të cilat ishin golat e parë të uruguaianit me fanellën e ‘The Reds’.
“Unë nuk e di mirë marrëveshjen me Salah, por ai ishte shumë bujar duke i dhënë atij penalltinë për të shënuar. Pas atij goli të parë, Darvini hapi kutinë e Pandorës, por ai ende po përshtatet me lojën tonë. Ishte një natë perfekte për të, është një avancim i madh, ndryshe nga të tjerët që kemi në skuadër”, theksoi menaxheri i Liverpool.