Chelsea ishte skuadra më aktive në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra angleze bëri disa nga investimet më të mëdha duke transferuar lojtarë me shuma që arrinin 100 milionë euro si Mudryk dhe Enzo Fernandez.
Për transferimet e rivalëve nga Premierliga, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u shpreh i habitur se si është e mundur që të shpenzohen kaq shumë para gjatë një afati.
“Nuk do të them asgjë pa pasur avokatin tim këtu”, tha fillimisht Klopp.
“Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, është një numër i madh [shpenzim]. Ata janë të gjithë lojtarë me të vërtetë të mirë, kështu që urime. Nuk e kuptoj si është e mundur, por nuk më takon mua ta shpjegoj”, tha trajneri gjerman.
Jurgen Klopp on Chelsea spending: “I'll say nothing without my lawyer”. ⚠️? #LFC
“I don't understand this part of the business, it's a big number. They are all really good players so congratulations. I don't understand how it's possible, but it's not for me to explain”. pic.twitter.com/Z3sRxhiseg
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2023