Mbrëmë është luajtur ndeshja mes Brighton dhe Manchester United në kuadër të Carabao Cup, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat bindës 0:3. Disa ndryshime në formacion dhe përforcimi më i ri Van de Beek, ndihmuan Manchesterin që të shënojë fitore, dhe të avancojë në xhiron e radhës në Carabao Cup.
Një ndër golashënueshit ishte edhe spanjolli Juan Mata ku ky i fundit e lavdëroi transferin e ri dhe asistuesin tek goli i tij, Van de Beek.
“Ishte një asistim perfekt. Ai është një lojtar shumë i mençur,” tha Mata për “Sky Sport”. “Kam dëshirë të luaj përkrah tij sepse ai i gjen në mënyrë perfekte hapësirat në fushë. Ai e kupton futbollin në një mënyrë që unë e pëlqej, një-dy, pasime të shpejta dhe lëvizje të mençura, goli që shënova ishte në atë mënyrë”.
Van de Beek u transferua këtë muaj tek Manchester United për një shumë e cila mund të shkojë deri në 63 milionë euro, ku janë të përfshira dhe bonuset.