“Ju keni edhe shtetësi serbe”, Betim Halimi i kundërpërgjigjet provokimit të gazetarit

Betim Halimi është deklaruar për mediat e huaja pak para ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës.

Portieri i klubit ukrainas, Olimpik Donetsk për “Bfootball” ka folur rreth aventurës me “Dardanët”, shkruan Demokracia.com.

Nëse përzgjedhësi Bernard Challandes vendos ta inkuadrojë atë në lojë nga minuta e parë, Halimi thotë se është i gatshëm.

“Sapo kam pranuar ftesën e kam llogaritur presionin. Unë jam një luftëtar, nuk kam frikë nga Spanja, dëshira ime është për të luajtur me ekipe të forta. Nëse trajneri më jep mundësinë, më besnoni, nuk do t’ju zhgënjejë”, ka deklaruar Halimi.

Gazetari ukrainas vendosi ta provokojë portierin nga Pozherani, duke e pyetur: “Përveç Kosovës, ju keni edhe shtetësi serbe. Shpjegoni këtë ju lutem?”.

“Jo, jo unë kam vetëm pasaportë shqiptare dhe të Kosovës. Njerëzit në Ukrainë mendojnë se Kosova dhe Serbia janë së bashku, por kjo nuk është vërtetë, ne jemi një shtet sovran dhe i pavarur”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *